“S’ka lënë gjë pa më thënë, tani të shohim ç’do bëjë”, Rama prezanton Dashnor Sulën si Kryeinspektor: Ka kualifikimin e duhur

“S’ka lënë gjë pa më thënë, tani të shohim ç’do bëjë”, Rama prezanton Dashnor Sulën si Kryeinspektor: Ka kualifikimin e duhur

Kryeministri Rama prezantoi sot, Dashnor Sulën në rolin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm. Kryeministri nuk i kurseu batutat për Dashnor Sulën, i cili në legjislaturën e fundit ishte kundërshtar i tij politik. “Emërimi i tij është edhe një lloj sfide sepse ky zotëria nuk më ka lënë gjë pa thënë në parlament”, u shpreh Rama. Megjithatë ai shtoi se Sula ka kualifikimin e duhur për ta kryer detyrën në nivelet më të larta. “Një gjë është e sigurt, që deri tani, nuk mund të themi se me inspektimin kemi bërë progresin e nevojshëm. Inspektimi mbetet një problem në të gjithë organizimin e shtetit tonë, mbetet një hendek. Megjithatë nga ana tjetër kam besuar gjithmonë se ndryshimi i sistemit është përgjigja, mund të sjellim njerëz nga kudo,...