‘S’jam frikacak!’/ Berisha rikujton 21 janarin: U rrethova në zyrë, nuk kisha pse të largohesha

‘S’jam frikacak!’/ Berisha rikujton 21 janarin: U rrethova në zyrë, nuk kisha pse të largohesha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar deklaratat lidhur me ngjarjet e 21 janarit 2011, duke theksuar se gjatë asaj dite ishte i rrethuar në zyrë dhe se ndaj tij u ndërtua, sipas tij, një kurth përmes falsifikimit të dokumenteve. Berisha u shpreh se në dokumentin e paraqitur si provë për një korrupsion të pretenduar të zv/kryeministrit të asaj kohe, në versionin fillestar ai dilte i përfshirë, por më pas kjo u tërhoq. “Nëpërmjet ‘cut and paste’, dokumenti kalonte nga sekondi i 25-të në sekondin e 32-të dhe më pas thanë se nuk isha i përfshirë,” deklaroi ai, duke akuzuar Edi Ramën për falsifikim të qëllimshëm të provave. Sipas Berishës, përgjegjësia e tij nuk qëndron te akuzat e ngritura ndaj tij, por te mënyra...