Situata nga reshjet/ Kumbaro: Prioritet siguria e nxënësve dhe mësuesve, vazhdojmë komunikimin e pandërprerë me 1510 shkolla

Situata nga reshjet/ Kumbaro: Prioritet siguria e nxënësve dhe mësuesve, vazhdojmë komunikimin e pandërprerë me 1510 shkolla

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka paraqitur situatën në sistemin arsimor parauniversitar gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile. Kumbaro raportoi se edhe në rastet ku është pezulluar mësimi, nuk ka pasur dëmtime të objekteve arsimore, por është bërë për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve gjatë transportit. “Kemi qenë në kontakt në çdo orë në mënyrë kapilare me 1510 shkollat e Shqipërisë në sistemin parauniversitar. Në raportimin e fundit mes orës 07:00-08:00 sot, situata është: Në Qarkun e Tiranës mësimi ka vijuar normalisht, në Qarkun e Durrësit kemi një ndërprerje në 12 shkolla. Po ashtu në qarqet Dibër, Lezhë, Shkodër mësimi ka nisur normalisht në të gjitha shkollat. Situata më problematike është në qarqet Gjirokastër, Vlorë dhe Fier ku kemi ndërprerje të...