“Sistem terrori i…”/ Rama dënon sulmet e Iranit: U zbulua natyra e vërtetë e regjimit

“Sistem terrori i…”/ Rama dënon sulmet e Iranit: U zbulua natyra e vërtetë e regjimit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri për zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe të Largët, duke dënuar sulmet e Iranit ndaj vendeve arabe ku ka baza të ushtrisë amerikane, por edhe ndaj izraelit. Duke marrë shkas nga lajmet dhe pamjet e goditjeve të kullave në Emiratet e Bashkuara Arabe së fundmi, dhe dëmeve e terrorit të shkaktuar me dronë e raketa, kreu i qeverisë i dënoi ashpër ato, duke i cilësuar si “hakmarrje e verbër e një sistemi të dështuar”. “Sulmet e verbëra dhe të dëshpëruara të Republikës Khomeiniste kundër Emirateve të Bashkuara Arabe nuk janë thjesht një sulm ndaj një kombi sovran. Ato janë një sulm ndaj stabilitetit, prosperitetit dhe vetë idesë se Lindja e Mesme mund të përcaktohet nga paqja dhe bashkëpunimi, në...