Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Eksperti dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses pranë Ministrisë së Brendshme, Alfred Kristuli, ka folur në emisionin “Me Julin”‘ në Radar.al për sigurimin e prinës. Kristuli thekson se në Shqipëri flitet shumë pak për sigurimin e banesave dhe pronës, pavarësisht se ekziston një ligj për sigurimin e detyrueshëm. Sipas tij, problemi kryesor është mentaliteti i qytetarëve që e shohin sigurimin si një shpenzim të panevojshëm. Kristuli sjell si shembull ngjarje si tërmeti apo dëmtimet e pronës, duke nënvizuar se në rast sigurimi, qytetarët do të kompensoheshin plotësisht. Ai kritikon gjithashtu kompanitë e sigurimeve, duke pretenduar se nuk respektojnë detyrimin për të kontribuar me një përqindje të primit ndaj shërbimit zjarrfikës, siç ndodh në disa vende europiane si Austria apo Maqedonia e Veriut. Sipas tij, ndërsa qytetarët sigurojnë...