Si u vendos fituesi i lotit 4? Dëshmia e Shtufit hedh dritë mbi rolin e Berberit: Vendosa pasi takova…

Si u vendos fituesi i lotit 4? Dëshmia e Shtufit hedh dritë mbi rolin e Berberit: Vendosa pasi takova…

Loti 4 i Unazës së Madhe iu dha në përfundim të garës bashkimit të 3 operatorëve “Euroteorema Peqin” – “Nova construction 2012” – “PE-VLA-KU”. Për këtë tender, dhe 6 lotet e tjera po të Unazës së Madhe në Tiranë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku është person nën hetim. Loti 4, u përmend për herë të parë nga SPAK-u kur ndaj Ballukut u vendos masa e pezullimit nga detyra. Sipas Prokurorisë së Posaçme, ajo dyshohet të ketë “ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga institucioni në varësi të kësaj ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në fazën përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave” dhe se së bashku me drejtorin e ARSH dhe anëtarët e Njësisë së Prokurimit...