“Si e kërcënoi SHBA Berishën se do rrëmbehej me helikopter”, gazetari Rada tregon detajet
Kuvendi i Shqipërisë votoi me 110 vota përfaqësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Gazetari Ardit Rada tha në një emision televiziv se opozita po përpiqet t’ia vështirësojë rrugën Ramës drejt Shtëpisë së Bardhë dhe se është një përpjekje duke shfrytëzuar mungesën e një ambasadori amerikan në Shqipëri. Sipas tij kjo vështirëson mesazhet e Uashingtonit që të mbërrijnë më qartë për politikën në Tiranë. Më tej, Rada tha se përpos kontributit dhe mbështetjes në luftën kundër krimit apo forcimit të demokracisë, fokusi amerikan ka qenë te investimet, duke përmendur parkun eolik në Tropojë dhe vizitën e Ivanka Trump dhe Jared Kushner. ”Opozita nuk është se nuk e kupton rëndësinë e çështjes, por është një përpjekje për t’ia vështirësuar rrugën Ramës drejt Shtëpisë së Bardhë. Është...
Burimi:
sot.com.al