“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca
Në kulmin e polemikave të kryeministrit Edi Rama me sistemin gjyqësor, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, shpjegon se çfarë ndërmend të bëjë mazhoranca socialiste, kur thotë se do të ndërhyjë te ligjet e Reformës. Në një intervistë për A2, Lamallari tha se vullneti qeveritar për të dhënë më shumë drejtësi për qytetarët është edhe detyrim për të adresuar çështjet që mund të përmirësohen. “Të mos lëmë pa adresuar me objektivitet çështje si zvarritja e çështjeve gjyqësore, procedimet penale, garancitë ligjore që duhet të ekzistojnë për qytetarët shqiptarë, mekanizmi disiplinor i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët zvarrisin pafundësisht publikimin e vendimeve të dhëna. Çështje të tjera të ndjeshme si vakancat”. Për Lamallarin, nevoja për përmirësimin e reformës lidhet drejtpërdrejt edhe me synimin e mbylljes së negociatave...
Burimi:
javanews.al