Shtyrja e seancës paraprake, Meta tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë

Shtyrja e seancës paraprake, Meta tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë

Ish-presidenti Ilir Meta është tërhequr nga kërkesa për ndryshim të masës së sigurimit. Shkak është bërë shtyrja e seancës ditën e djeshme, duke mos marrë një vendim nëse çështja kalon ose jo për gjykim. Seanca paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe tre pandehurve të tjerë u shty për më 12 mars. Shkak u bë mungesa e avokatëve të Pirro Xhixhos. Kujtojmë se më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme ka çuar në gjyq ish-presidentin e vendit, Ilir Meta dhe Kryemadhin, ndaj të cilëve rëndojnë tre akuza, atë të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. Për dyshimet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave, në gjyq është çuar edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe Ema Çoku. Ndërkohë, Pirro...