Shtyrja e seancës në GJKKO, Meta reagon nga qelia: Nuk i trembem drejtësisë, do përballem me farsën e provave
Pas shtyrjes së seancës në GJKKO, ka reaguar nga qelia Ilir Meta. Ish-presidenti, në një reagim në Facebook shpjegon se seanca nuk u shty, por u mbajt dhe startoi procesi, edhe pse mungonte një nga avokatët. Sipas tij “më në fund Prokuroria kuptoi dallimin mes METE-s dhe Metës, ku e para është ish-Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në lidhje me akuzat në dosje”. Meta thotë se nuk i trembet drejtësisë dhe do përballet me “farsën e provave”. Reagimi i plotë: Seanca paraprake filloi. Prokurorët më në fund kuptuan dallimin mes METE-s (Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës) dhe Metës. I ftoj të gjitha mediat të jenë korrekte dhe të mos shpërndajnë dizinformacione, sikur gjoja seanca paraprake ndaj Ilir Metës është shtyrë për javën tjetër....
Burimi:
top-channel.tv