Shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për Ballukun, Alibeaj: Po pengohet drejtësia, vendimi i Kushtetueses…
Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se çështja e heqjes së imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku po zvarritet me qëllim që të pengohet puna e drejtësisë. Komentet Alibeaj i bëri dje në një media, ku tha se nuk ka lidhje fare vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pezullimit të saj nga detyra me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të saj, ashtu siç pretendoi PS. Alibeaj vijoi më tej duke thënë se Këshilli i Mandateve nuk duhet të vendosë për heqjen e imunitetit të Ballukut, në mënyrë që t’i hapet rruga drejtësisë që të bëjë punën e saj. “Nuk ka lidhje fare Gjykata Kushtetuese me çështjen që duhet të shqyrtojë Kuvendi, Këshilli i Mandateve dhe Rregullores për heqjen e imunitetit. Është vetëm...
Burimi:
sot.com.al