Shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Imuniteteve për Ballukun, reagon PD: Kuvendi dhe Kushtetuesja strategji për të bllokuar SPAK-un
Partia Demokratike ka reaguar pas shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve për Belinda Ballukun, ku sipas demokratëve, është strategji për të penguar drejtësinë. Në reagim thuhet se maxhoranca ka zgjedhur zvarritjen si mekanizëm mbrojtës për zv.kryeministren Belinda Balluku. “Zvarritja e çështjes Balluku, si në Parlament ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, nuk është rastësi, por një operacion i koordinuar politik për të bllokuar SPAK-un dhe për të mbrojtur korrupsionin në majë të pushtetit. Mazhoranca socialiste dhe Edi Rama kanë zgjedhur zvarritjen si mekanizëm mbrojtës për Belinda Ballukun. Të njëjtën strategji ka ndjekur edhe Gjykata Kushtetuese, e cila dje shtyu pa afat vendimmarrjen për të pandehurën Belinda Balluku. Sot, Kuvendi i Shqipërisë ka vijuar të njëjtën linjë: është shtyrë, pa asnjë arsye të ligjshme, mbledhja e...
Burimi:
top-channel.tv