Shtyhet seanca në GJKKO për ish-presidentin Ilir Meta/ Ja data e vendosur

Shtyhet seanca në GJKKO për ish-presidentin Ilir Meta/ Ja data e vendosur

Me 29 janar caktohet data e radhës për seancën ndaj Ilir Metës për kalimin apo jo për gjykim te dosjes hetimore. Sot ishte radha e Prokurorisë se Posaçme për të bere parashtrimet për kërkesën për kalimin apo jo ne gjykim te dosjes. Nga 214 faqe parashtrime prokuroria ka mundur te lexoje sot 41 faqe.  Mësohet se në seancën e sotme ishte pranishëm edhe vetë ish-Presidenti Meta por edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.  Përballë tyre Irena Gjoka, ndaj të cilës Prokuroria e Përgjithshme konkludoi se rezultoi e dënuar në Greqi, pasi ka kaluar kufirin me vizë të falsifikuar, dënim të cilin nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.   Kujtojmë se SPAK mbylli hetimet më 28 korrik 2025 ndaj ish Presidentit Ilir Meta. Dosja më pas u dërgua në gjykatë në gusht të po atij viti, por ende nuk është vendosur...