Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Seanca paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe tre pandehurve të tjerë është shtyrë për më 12 mars. Shkak është bërë mungesa e avokatëve të Pirro Xhixhos. Kujtojmë se në seancën e 26 shkurtit Meta dhe Kryemadhi kërkuan pushimin e çështjes. Kujtojmë se më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme ka çuar në gjyq ish-presidentin e vendit, Ilir Meta dhe Kryemadhin, ndaj të cilëve rëndojnë tre akuza, atë të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. Për dyshimet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave, në gjyq është çuar edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe Ema Çoku. Ndërkohë, Pirro Xhixho përballet me akuzën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim SPAK thotë se hetimet për...
Burimi:
javanews.al