Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Shtyhet mbledhja për imunitetin e Belinda Ballukut, zbulohet dita se kur do të diskutohet kërkesa e SPAK
Është shtyrë mbledhja e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit për numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku. Gazetarja e Vizion Plus Mola Luku mëson se mbledhja e radhës do të mbahet ditën e mërkurë. Avokati i Ballukut kërkoi 3 javë kohë, për t’u njohur me provat e SPAK. Nga ana tjetër, prokurorët e posaçëm deklaruan në mbledhje se do ishte e mjaftueshme deri në 5 ditë. Kërkesa e prokurorëve të çështjes për heqjen e imunitetit të Ballukut, u paraqit në parlament menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi vendimin e GJKKO, duke rikthyer në detyrë zv/kryeministren. Një ditë më parë edhe Apeli i Posaçëm vendosi qëndrimin e saj në detyrë deri në shqyrtimin në themel nga Kushtetuesja. Kuvendi ka një afat kohor 3 muaj për të...