“Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë pro ish-krerëve të UÇK

“Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë pro ish-krerëve të UÇK

Në Kuvendin e Shqipërisë është lexuar projekt-deklarata e përbashkët, e hartuar nga Igli Hasani dhe Tritan Shehu, për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Hagës për 4 krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në projekt-deklaratë, shprehet mbështetja totale ndaj luftës çlirimtare të Kosovës kundër regjimit të Millosheviçit. Kuvendi i Shqipërisë kundërshton dënimin me 180 vite burg të 4 ish-krerëve të UÇK-së, pretencë e prokurorëve specialë, dhe shpalljen e tyre të pafajshëm. “Kuvendi, duke mbajtur parasysh të vërtetën historike të luftës së UÇK-së, thekson se kjo ushtri ishte një lëvizje legjitime çlirimtare që luftoi për të drejtat e njeriut. Kuvendi vëren me shqetësim se kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë një shtrembërim të rrezikshëm të historisë, duke...