‘Shteti s’mund të bëhet peng i interesave klienteliste’/ Zhupa: Kuvendi të mbledhë menjëherë Këshillin e Mandateve
Në një intervistë për SYRI TV nën moderimin e Edvin Parrucës, deputetja e Ina Zhupa nga Partia Demokratike e Shqipërisë deklaroi se opozita nuk do të lejojë shkeljen e Kushtetutës lidhur me kërkesën e SPAK për imunitetin e zëvendëskryeministres, duke kërkuar mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandateve. Zhupa denoncoi gjithashtu dhunën ndaj deputetit Bledion Nallbati gjatë protestës kombëtare, duke e cilësuar reagimin e policisë disproporcional. Sa i përket Durrësit, ajo kundërshtoi projektin e hartuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, duke e cilësuar të pakonsultuar dhe në dëm të trashëgimisë kulturore e pronave private. Sipas saj, opozita do të vijojë mbështetjen për banorët dhe grupet e tjera në protestë, përfshirë minatorët që kërkojnë statusin e tyre. Zhupa: Në fakt po, edhe dje ishte një seancë plenare patjetër me...
Burimi:
syri.net