“Shqiptarët shkëlqejnë kudo!”, Balla përshëndet kandidaturën e Anila Skejës në këshillin komunal të Londrës

“Shqiptarët shkëlqejnë kudo!”, Balla përshëndet kandidaturën e Anila Skejës në këshillin komunal të Londrës

Një vajzë shqiptare, Anila Skeja, kandidon në zgjedhjet lokale të majit që do të mbahen në Angli nën siglën e Partisë Konservatore, një parti e qendrës së djathtë. Kandidatura e saj në një nga këshillat komunalë të Londrës, Barnet, është përshëndetur të dielën nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili në një postim në rrjetet sociale shpreh krenarinë për komunitetin shqiptar në Angli që prej kohësh ka qenë objekt sulmesh të padrejta dhe lajmesh, sipas tij, të fryra artificialisht. “Sot për ironi me ata politikanë dhe me krenari për komunitetin shqiptar në Angli, veçanërisht në kryeqytetin Londër, një vajzë shqiptare Anila Skeja kandidon për Partinë Konservatore, partinë e Ëinston Churchill dhe Margaret Thatcher, në një nga këshillat komunalë të Londrës, Barnet....