Shqiptarët “lider” të rajonit për mbështetjen e integrimit në BE/ 43% besojnë në anëtarësim brenda 2030-ës

Shqiptarët “lider” të rajonit për mbështetjen e integrimit në BE/ 43% besojnë në anëtarësim brenda 2030-ës

Barometri i Ballkanit për vitin 2025 tregon rezultate pozitive për Shqipërinë, lidhur me dëshirën dhe ambicien për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian. Kështu, sipas Barometrit, 64% e Ballkanit Perëndimor ndihet “e sigurt” se bashkëpunimi rajonal mund të përmirësojë situatën ekonomike të vendeve. Në këtë aspekt, Shqipëria mban rekordin me 77% për nga besueshmëria e qytetarëve se bashkëpunimi rajonal është një mjet i madh ndihmës. Në vend të dytë vjen Maqedonia e Veriut (71%), më pas Kosova (67%), Mali i Zi (67%), Serbia (61%) e në fund Bosnje Hercegovinë (52%). Mbështetja e qytetarëve për integrimin e vendit në unionin evropian është shumë i rëndësishëm, ku dhe këtu Shqipëria kryeson me 86% përkrahje. Në vend të dytë vjen Kosova me 78% të qytetarëve që suportojnë integrimin në...