‘Shqiptarët kanë vetëm rrugën e revoltës’ / Berisha: Largimet e atyre që kanë punuar për partinë e krimit, vetëm ndikime pozitive
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se shqiptarët kanë vetëm rrugën e revoltës, përballë qeverisë së krimit. ‘Largimet e atyre që kanë punuar për partinë e krimit, kanë vetëm ndikime pozitive’, u shpreh Berisha në lidhje me ish-eksponentët e PD, të cilët janë përjashtuar nga demokratët. Berisha: Në kushtet një diktature opozita duhet të bëjë gjithçka që të fuqizohet, duhet të bëjë gjithçka që të dëgjohet. Dhe ne për t’u dëgjuar para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve kemi vetëm një rrugë: protestën, revoltën, kryengritjen. Protestat, revoltat, kryengritjet tona, kryengritja paqësore kanë pasur efekte shumë pozitive. Por natyrisht, Edi Rama mori vendimet e veta me të cilat ai sfidoi shqiptarët, poshtëroi shqiptarët. Imagjinoni, arrihet në nivele të larta, fare të larta të vihet në dyshim vullneti...
Burimi:
syri.net