“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla zhvilloi gjatë takim në Kryevidh, Bashkia Rrogozhinë, ku është ndalur tek progresi i vendit në procesin e negociatave me Bashkimin Europian. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla theksoi rëndësinë e punës së përditshme dhe reformave konkrete, të cilat po sjellin rezultate të prekshme për qytetarët. Sipas Ballës, këto reforma po përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. “Procesi i integrimit europian vijon sipas planit të dakordësuar, duke e afruar gjithnjë e më shumë Shqipërinë me familjen europiane”, shkruan Balla në postimin e tij. Postimi plotë i Taulant Ballës: “Takimi i radhës ishte sot në Kryevidh, Bashkia Rrogozhinë. Falë punës intensive, Shqipëria është në një proces real, aktiv dhe të...
Burimi:
javanews.al