Shqipëria po armatoset, 50% e buxhetit të Mbrojtjes për armë amerikane, angleze dhe izraelite

Shqipëria po armatoset, 50% e buxhetit të Mbrojtjes për armë amerikane, angleze dhe izraelite

Ministri i mbrojtjes Pirro Vengu deklaroi se  50% e zërave të buxhetit janë investime ku përfshihen edhe blerja armeve moderne për ushtrinë shqiptare si raketat Javelin dhe Dron prej partnerëve britanik dhe amerikanë. Ndërsa nga Izraeli do të blihen altileri e lëvizshme, topa, mortaja, kamionë ushtarakë  dhe dronë,  sikurse kompania ushtarake shqiptare KAYO po bashkëpunon me partnerë izraelitë,  në rimëkëmbjen e prodhimit të armatimeve në vendin tonë. Në një kohë kur janë shfaqur tensione mes  SHBA, Bashkimit Europian dhe Natos, ministri Vengu dha këtë përgjigje se ku qëndron Shqipëria. “Nuk jemi në mes të Washingtonit dhe Brukselit jemi brenda Washingtonit dhe brenda Brukselit”, u shpreh Vengu. Ministri Vengu u ndal edhe në shqetësimin e Beogradit për marrëveshjen trepalëshe të bashkëpunimit mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë...