“Shqipëria, pikë referimi në arkitekturën bashkëkohore”/ Nga Pallati i ri i Sportit tek Biblioteka Kombëtare, Rama: Ja projektet që priten të zbatohen
Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”. Kreu i qeverisë foli për projektet që do të zbatohen, ndërsa u shpreh se Shqipëria është bërë referimi në arkitekturën bashkëkohore. “Një tjetër arsye për t’u ndjerë mirë në fund të ditës është fakti se arritëm të vendosim një projekt tjetër në radhën e këtyre projekteve që janë tanimë në një fazë të avancuar dhe një pjesë e tyre janë gati të marrin lejen e zhvillimit dhe për të filluar nga puna. Falë këtij procesi do të kemi një stadium të ri të përmasave europiane, një tjetër vepër arkitektonike të re, Bibliotekën Kombëtare, një mjedis i shumënevojshëm prej vitesh, si dhe një tjetër vepër...
Burimi:
top-channel.tv