Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, prezantoi sot, 9 shkurt, në Kryesinë e Kuvendit, Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë, një projektligj që sipas saj, hap një kapitull të ri për sistemin e diplomacisë shqiptare. Gjatë prezantimeve në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Spiropali theksoi se ky është një ligj për integrimin europian, sepse vendos standarde më të larta profesionalizmi, meritokracie, transparence dhe koordinimi institucional, në një moment kur vendi ynë po përshpejton ritmin e negociatave të anëtarësimit në BE.“Projektligji për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë nuk është thjesht një përditësim teknik i një ligji ekzistues. Ai është një ndërhyrje reformuese, që lidhet drejtpërdrejt me...