“Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në rajon”, Xhixho:  Të miratohet urgjentisht projektligji për uljen e tij

“Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në rajon”, Xhixho: Të miratohet urgjentisht projektligji për uljen e tij

Zv. presidentja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar për rritjen e çmimit të karburanteve, duke theksuar se çmimi i naftës është një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve sot. Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho u shpreh se Shqipëria ka aktualisht çmimin më të lartë të naftës në rajon. Sipas saj, qytetarët shqiptarë paguajnë rreth 1.83 euro për litër, ndërsa në vendet fqinje çmimet janë dukshëm më të ulëta. Ajo theksoi se në Kosovë nafta kushton rreth 1.18 euro për litër, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi rreth 1.27 euro për litër. Sipas Xhixhos, situata mund të përkeqësohet edhe më tej për shkak të tensioneve dhe luftës në Lindjen e Mesme, që pritet të sjellë rritje të mëtejshme të çmimit...