Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Kryeministri Edi Rama po paraqet këtë të hënë, 30 mars, një panoramë të negociatave me Bashkimin Europian, pasi sipas tij, opinioni publik duhet ta ketë një ide për gjithë kompleksitetin e procesit. Ky i fundit, theksoi që në krye të herës Rama, ka një ngarkesë të madhe. “Ajo që vlen më shumë se të gjitha në këtë proces, përtej realizimit të një mase apo kalimit të një reforme dhe pastaj miratimit të saj në Bruksel është që ky proces rrit në mënyrë thelbësore kapacitetet institucionale të vendit. Siç duket dhe nga prezantimi, procesi ka një dobi të jashtëzakonshme dhe është i pazëvendësueshëm me asgjë tjetër”, u shpreh numri një i kabinetit, duke shtuar se kjo gjë sjell pastaj forcim të shtetit ligjor. “Patjetër konslidon institucionet...