Shqipëria drejt BE/ Kryenogociatorja: Ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet

Shqipëria drejt BE/ Kryenogociatorja: Ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet

TIRANË– Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë, Majlinda Dhuka, në konferencë me gazetarët u shpreh se për herë të parë Shqipëria do ketë një ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet. “Pas shumë vitesh, Shqipëria do ketë një ligj që do rregullojë aktivitetin e lobimit. Pas 31 vitesh, Shqipëria do ketë një ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimin. Do krijohet një regjistër për lobimin dhe njëkohësisht për sponsorizimet dhe donacionet si një përpjekje e jona për të rritur dimensionet e “Shqipërisë transparente”, tha ajo. Ajo falënderoi median dhe gazetarët, që sipas saj, rreth 70% e tyre janë të informuar në lidhje me çështjen e integrimit. “Mbi 70% e qytetarëve shqiptarë thonë se janë të informuar për negociatat, prandaj një falënderim për gazetarët në...