Shqipëria dhe Kosova në Bordin e Paqes, Edward Joseph: Forcon marrëdhënien me administratën Trump
Profesori amerikan Edward P. Joseph vlerëson se përfshirja e Kosovës dhe Shqipërisë në Bordin e Paqes tregon një orientim të qartë politik të këtyre vendeve drejt administratës amerikane Duke nënvizuar ndjeshmërinë e raporteve Kosovë-SHBA, Joseph tha se imazhi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë e nënshkrimit të Kartës së Bordit, krah president Donald Trump, përfaqëson një moment simbolik me peshë politike për Kosovën. Sipas tij vlera e këtij anëtarësimi është edhe më e madhe duke pasur parasysh se Dialogu Strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së ishte pezulluar në shtator 2025, duke nxitur debat mbi gjendjen e marrëdhënieve mes dy vendeve. Sipas Joseph, pozicioni strategjik i Kosovës, përballë përpjekjeve të Serbisë për izolim ndërkombëtar dhe mbështetjes që Beogradi gëzon nga Rusia dhe Kina, e bën...
Burimi:
ntv.al