Shpalli kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, Braçe: Emri i Manastirliut erdhi si emergjencë në shtator

Shpalli kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, Braçe: Emri i Manastirliut erdhi si emergjencë në shtator

Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe foli rreth kandidaturës së Ogerta Manastirliut për drejtimin e bashkisë së Tiranës. Braçe u shpreh se kandidatura e saj erdhi si një emergjencë në shtatorin e kaluar, pasi kryeqyteti ishte në prag të zgjedhjeve të parakohshme. Deputeti socialist, i cili shpalli kandidaturën e tij për Bashkinë e Tiranës u shpreh se tani është koha e mjaftrueshme që PS të bëj një proces përzgedhjes së kandidatit. Ndërsa më tej, ai shtoi se çfarë diskutohet brenda “shtëpisë”, mbetet aty. “Janë ca gjëra që kur thuhen brenda shtëpisë mbeten brenda shtëpisë. Ishte një emergjencë në shtator, mund të ishte dhe ashtu gjëja, tani është koha e mjaftueshme që PS të bëjë një proces. Atë që parashikon statuti, siç bëhen...