‘Shkojmë bashkë të inspektojmë…’/ Zegjineja e Korreshi tek Ligjet: Ik vetëm më mirë, ca hanë karkaleca, ca bukë të mykur…

‘Shkojmë bashkë të inspektojmë…’/ Zegjineja e Korreshi tek Ligjet: Ik vetëm më mirë, ca hanë karkaleca, ca bukë të mykur…

Sot është mbledhur Komisioni i Ligjeve, ku po diskutohet për projektligjin “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”. Ndërkohë që gjatë mbledhjes së këtij komisioni nuk kanë munguar as batautat mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Teksa është folur për burgjet, deputeti demokrat Saimir Korreshi është shprehur se në burgje kushtet janë të ndryshme për persona të ndryshëm, ku disa hanë karkaleca e të tjerë sipas tij hanë bukë të mykur. Kaq ka qënë “mjaftueshëm” për deputeten socialiste Zegjine Çaushi, për ti bërë replikë duke e ftuar të shkojnë bashkë dhe të inspektojnë nga afër ambientet e burgjeve. Pjesë nga biseda: Korreshi: Disa burgaxhinj kanë edhe palestër, të tjerët flenë me turne. Në një dhomë me 8 vetë flinin 12. Luanin...