Shifrat rrëojnë mashtrimet e Ramës/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet

Shifrat rrëojnë mashtrimet e Ramës/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet

Një deklaratë e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, se deri para se PS-ja të vinte në pushtet nuk kishte “kokërr flamingo” nuk u mor seriozisht nga ambientalistët edhe pse ishte drejtuar pikërisht atyre. “…Ambientalistët që kjo laguna që ne flasim sot dhe jemi duke kërkuar që mos të vrasë qeveria këto flamingot dhe pelikanët, kokërr flamingo s’kishte në atë kohë. Janë dashur 12 vite nisma që ne të arrijmë në atë diversitet që është sot”, tha ministrja Ismaili. Por mbështetja e kësaj narrative nga vetë kryeministri Edi Rama në një takim me gazetarët e huaj, nxiti Shoqatën Ornitologjike të Shqipërisë, drejtuar nga profesor doktor Taulant Bino, të publikonte të dhëna të hollësishme mbi evolucionin e popullatës dimëruese të flamingove dhe numrin...