Shfaqja e Ballukut në Novoselë pas përmbytjeve/ “Duhet të ishte në burg”, Kalaja: Shqipëria digjet këta krihen…

Shfaqja e Ballukut në Novoselë pas përmbytjeve/ “Duhet të ishte në burg”, Kalaja: Shqipëria digjet këta krihen…

I ashpër dhe kritik ka qenë qëndrimi i Aulon Kalasë lidhur me situatën e përmbytjeve në Durrës. Gjithashtu ai komentoi edhe daljen e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke thënë që është e pafalshme, pasi duhet të ishte në burg. “Duhet të jemi të qartë edhe me njerëzit dhe këtu bëhet fjalë për sasi reshjesh normale që kanë rënë në Shqipëri. Me një pikë uji të rënë, duket se çfarë drame. Bashkitë por edhe qeveria qendrore nuk pastrojnë kanalet kulluese. Këto duhet të pastrohen që në muajin maj. “Në Bubq në zonën ku janë rindërtuar nga tërmeti, dhe janë ndërtuar mbi kanale kulluese dhe I gjithë uji, sa herë bie shi, përmbytet qendra e Bubqit. Kjo situatë nuk është tani, por ka qenë. Pas një muaji do...