No Image Available

Sherri me Ballën, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

Pamje nga sherri TIRANË- Seanca plenare e Kuvendit e zhvilluar ditën e djeshme u shoqërua me përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Një fjali e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, drejtuar Albana Vokshit tensionoi demokratët e pranishëm në seancën plenare. “0900, për ty Albana kam këtë numër”, ishte kjo fjali që drejtoi Balla deputetes së PD-së, duke përshkallëzuar më tej tensionet në sallë. Pas këtij episodi, ditën e sotme, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve të PD-së, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu. Sipas socialistëve, gjatë seancës plenare të 5 marsit 2026, dy deputetët demokratë kanë penguar zhvillimin normal të punimeve...