Shehaj: Rama e përdori ftesën për në Bordin e Paqes, kujton se SHBA është republikë bananesh

Shehaj: Rama e përdori ftesën për në Bordin e Paqes, kujton se SHBA është republikë bananesh

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, duke folur për vizitën që do të zhvillojë kryeministri Rama në SHBA, për të marrë pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, u shpreh se kjo ftesë nuk do të ndikojë në qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj funksionimit të drejtësisë në vend. Ai tha se Rama e personalizoi ftesën. “Këtu banalizohet çdo çështje. Ne e lidhim me emrin e një personi edhe drejtësinë, Rama, Berisha, Balluku, por harrojmë që interesi mbi Shqipërinë është të mos ketë të paprekshëm. Nuk ka rëndësi është Rama apo Berisha. Nuk veprojnë me idenë, se do të vijnë ndërkombëtarët do të heqin Ramën, dhe do të sjellin njeri tjetër. Këto gatuhen dhe përdoren këtu. Personalizimi që i bën Rama ftesës që i erdhi Shqipërisë...