Shehaj, Qori dhe Lapaj bojkotojnë nismën e Ermal Hasimjas për bashkimin e opozitës

Shehaj, Qori dhe Lapaj bojkotojnë nismën e Ermal Hasimjas për bashkimin e opozitës

Forumi për Dialogun Politik me në krye politologun Ermal Hasimja, nuk arriti që të ulte bashkë në një tryezë atë të pjesë të opozitës që nuk bashkëpunon me PD-në dhe aleatët e saj. Takimi që kishte si qëllim daljen me një deklaratë të përbashkët për aksionin politik opozitar dhe reformën zgjedhore, mblodhi përfaqësuesit e PD, një pjesë të aleatëve të saj, por askush nuk u paraqit nga partitë e Adratik Lapajt, Agron Shehajt dhe Arlind Qorit. Nëse për Shehaj dhe Qorin shpresat ishin shuar për t’u ulur në këtë tryezë opozitarësh, Hasimja pohon se me Lapajn po vijojnë negociatat. “Kemi diskutuar vazhdimisht, i takojmë dhe nuk shohim ndonjë arsye që Shqipëria Bëhet të mos pjesë pjesë e kësaj tryeze”, tha Hasimja. Dy orë diskutime duket...