Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Shabani në krah të Lapajt/ Urdhri i parë si Avokat i Popullit, hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve të Shqipëria Bëhet
Endri Shabani në krye të Nismës dhe Adriatik Lapaj në krye të Shqipëria Bëhet u futën bashkë në zgjedhjet e 11 majit. Sherri se kujt i takonte një mandat deputeti çoi në shkërmoqjen e kësaj aleance. Sot Endri Shabani është Avokat i Popullit me firmat e opozitws dhe votat e mazhorancws, ndërsa Lapaj vazhdon një protestë disa javore poshtë zyrës së Kryeministrit. Por me të marrë detyrën e re, duket se Endri Shabani e ka hedhur pas krahëve përplasjen me Adriatik Lapajn duke i dalë në krah. Një prej urdhrave të parë të firmosur si Avokat i Popullit, lidhet me të hetuarit e asaj çfarë ndodhi në protestën e fundit të Lapajt kur policia ndërhyri e u hoqi çadrën. Top Channel mësoi se Avokati i...