Sesioni i ri parlamentar nis me tensione/ Opozita bllokon foltoren: Ballukun dorëzojani drejtësisë!
Që në nisje të sesionit të ri parlamentar, opozita nuk ka lejuar zhvillimin e seancës së planifikuar këtë pasdite, 19 janar, duke bllokuar foltoren dhe kabinetin. Teksa kryeparlamentari Niko Peleshi mban fjalimin në legjislaturën e re, kryetari i PD, Sali Berisha dhe deputetët e tjerë opozitarë kanë bllokuar foltoren, duke e akuzuar qeverinë dhe kabinetin Rama, si të marrë peng. Shkak për këtë është bërë, pjesëmarrja e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, e cila është e pranishme në sesionin e ri. Opozita ka këmbëngulur prej ditësh mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për t’i hapur rrugë, heqjes së imunitetit të deputetes Belinda Ballluku, për shkak të marrjes së saj të pandehur nga SPAK për Tunelin e Llogarasë dhe Lotet e Unazës së Madhe...
Burimi:
syri.net