Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

“Do të ketë, padyshim, përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve tashmë jo shumë të mira”. Me këto fjalë, ish-diplomati kroat, Bozho Kovaçeviç, i komenton rekomandimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë për qytetarët e këtij vendi.Pas shpërthimit të luftës në Iran, kjo ministri lëshoi disa këshilla udhëtimi, duke u rekomanduar qytetarëve që të mos shkojnë në Lindjen e Mesme, ndërsa Kroacinë e përfshiu në listën e vendeve që duhen vizituar vetëm “në raste të nevojës ekstreme” dhe Shqipërinë “me masa paraprake shtesë”. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë tha se ky vend është “një nga më të sigurtit në Evropë”, ndërsa Tirana zyrtare nuk komentoi.“Semafori” i rekomandimeveMinistria e Jashtme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në...