Seanca për Veliajn/ Kryebashkiaku kërkoi largimin e avokates nga shteti, Teodoresku: Nuk kisha kohë ta takoja
Vijon gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Pas kërkesës së Veliajt, i cili një ditë më parë kërkoi largimin e Valentina Teodoreskut nga mbrojtja, në seancën paraprake, avokatja falas nga shteti tha se “nuk i kishte dalë koha ta takonte Veliajn dhe se ajo ka fuqi ligjore për ta mbrojtur”. Madje, Teodoresku kujtoi se për gati një orë e kishte pritur taksinë. Seanca paraprake po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe, siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Erion Veliaj është i pranishëm në proces. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv