Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht shkeljes së rregullave

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht shkeljes së rregullave

Pas njoftimit nga Kuvendi për seancë plenare ditën e nesërme në ora 10:00, grupi parlamentar i PD ka njoftuar në ora 09:00 të së enjtes, do të zhvillojë mbledhje në seli. Sipas njoftimit të PD, edhe pse nuk janë dakord me rendin e ditës, ku do të votohet në seancë të përshpejtuar projektvendmi i miratuar sot nga qeveria për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, ata do të marrin pjesë në seancë. Burime i thanë Top Channel se deputetët e PD do të votojnë pro bërjes pjesë të Shqipërisë në Bordin e Paqes, me ftesë nga Presidenti Donald Trump. “Pavarësisht shkeljes së të gjitha rregullave procedurale kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendin, si një provokim të ulët ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptar, nga njeriu...