Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Seanca e 18 dhjetorit bën bujë në botë: Dhuna e PD komentohet nga mediat greke e deri tek Al Jazeera!
Ajo që ndodhi dje, 18 dhjetor, në parlamentin shqiptar ka shkaktuar bujë ndërkombëtare, pasi ligjvënësit e opozitës nuk lejuan dje zhvillimin normal të seancës plenare, duke u përplasur edhe fizikisht me punonjësit e Gardës së Republikës. Kemi renditur pak nga ajo si e kanë përshkruar mediat e huaja situatën e pazakontë që u krijua në seancën e fundit në Kuvendin e Shqipërisë për këtë vit. Al Jazeera: Brenda parlamentit të Shqipërisë u panë skena kaotike, ku një votim për zgjedhjen e avokatit të popullit për të drejtat e njeriut u shndërrua në një protestë nga politikanët opozitarë për shkak të pretendimeve për mashtrim zgjedhor dhe korrupsion. Reuters: Opozitarët u përplasën me Gardën brenda Parlamentit të Shqipërisë të enjten, pas javësh tensionesh mbi akuzat për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres...