Sazani si haraç diplomatik

Sazani si haraç diplomatik

Vizita e Ivanka Trump dhe Jared Kushner në jug të Shqipërisë, e mbështjellë me mister, makina të blinduara që ndërrohen në çdo ndalesë dhe darka private “nën dritën e qirinjve” me Edi Ramën, ngre një pyetje të nxehtë: A po shërben Ishulli i Sazanit si monedhë këmbimi për qetësinë politike të kryeministrit në korridoret e pushtetit të ri në Uashington? Kur pasuria kombëtare kthehet në “policë sigurie” Dhënia e statusit të “investitorit strategjik” kompanisë së dhëndrit të Donald Trump, nuk ngjan me një garë transparente tregtare, por me një transaksion mesjetar: tokë në këmbim të mbrojtjes. Në një kohë kur administrata e re amerikane po e shkrin kufirin mes interesit shtetëror dhe atij privat, Edi Rama duket se ka gjetur “thembrën e Akilit” të familjes...