Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Sanksione të reja për Ballkanin nga SHBA/ Ndalim vizash, bllokim pasurie për të korruptuarit e kush sjell destabilizim
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur masa të forta ndaj individëve dhe subjekteve që kërcënojnë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ligji i miratuar më 7 dhjetor në Kongres, Seksioni 8335, u jep fuqi autoriteteve amerikane të bllokojnë pasuritë dhe të ndalojnë hyrjen në SHBA për këdo që vepron kundër paqes dhe demokracisë në rajon. Sanksionet vihen ndaj atyre që kryejnë korrupsion, shkelin të drejtat e njeriut, pengojnë marrëveshjet e paqes, ose kërcënojnë integritetin territorial të vendeve të Ballkanit. Dokumenti përmend Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen e Ohrit, Rezolutën 12/44 të OKB-së, Marrëveshjet e Dejtonit dhe vendimet e Konferencës së Londrës. Masat përfshijnë bllokimin e çdo pasurie që personat e sanksionuar mund të kenë në SHBA, dhe ndalimin e hyrjes në vend. Vizat ekzistuese do të revokohen menjëherë dhe...