Samiti i Komunitetit Politik Evropian,Rama: Shqipëria u dëgjua me vëmendje e respekt
Udhëheqës nga vendet e Bashkimit Evropian dhe partnerët rajonalë mbërritën të hënën në Jerevan të Armenisë për samitin e Komunitetit Politik Evropian. I pranishëm në samit ishte dhe kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ndau pamje të takimeve që pati në kuadër të samitit, ku theksoi se Shqipëria u dëgjua me vëmendje e respekt. “Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, ku Shqipëria u dëgjua me vëmendje e respekt, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Burimi:
opinion.al