‘Sallatë jeshile, fileto peshku…’/ Vizita e Ivanka Trump në Vlorë, kuzhinieri: E thjeshtë në komunikim…

‘Sallatë jeshile, fileto peshku…’/ Vizita e Ivanka Trump në Vlorë, kuzhinieri: E thjeshtë në komunikim…

Vizita e Ivanka Trump, vajzës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në Vlorë mori shumë vemendje, jo vetëm për vizitën e saj të befasishme që besohet se lidhet me projektet ambicioze të familjes Trump-Kushner. Por mediat treguan kureshtjen për darkën e saj në Orikum bashkë me kryeministrin Edi Rama. Ashtu siç kanë treguar vetë shefat e kuzhinës, njëri prej tyre Henri Fejzulla, në larminë e ushqimeve që ofron kuzhina shqiptare, Ivanka Trump zgjodhi një menu tepër të thjeshtë me prodhime shqiptare. Darka nisi me një sallatë jeshile. Më pas vijoi me pakeri të zierë të marinuar me vaj borziloku ndërsa si pjatë kryesore Ivanka Trump zgjodhi fileto peshku në furrë me perime të ziera në avull.   Ivanka shoqërohej nga një...