Salianji zbulon skandalin në PD: Po përjashtojnë anëtarët që mendojnë kundër

Salianji zbulon skandalin në PD: Po përjashtojnë anëtarët që mendojnë kundër

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka denoncuar një skandal që, sipas tij, po ndodh brenda PD-së. Ai tha se po përjashtohen nga anëtarësia të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga zyrtarët e lartë të PD-së. Pjesë nga biseda: Salianji: Referendumi është forma më e lartë që ka sistemi. Me PS-në, sa herë jemi ulur për çdo arsye, nuk kemi fituar asnjëherë. Minga: Nuk keni fituar se jeni parti e dytë. Salianji: Jo, mo, edhe kur ishim parti e parë, edhe në 2008-ën, çfarë fituam? Sa herë kemi bërë marrëveshje kemi humbur. Minga: Çfarë do bëni? Salianji: Po të isha unë tani, do t’i kisha nxjerrë që sot 61 kandidatët për zgjedhjet lokale. Jemi një...