Salianji sulmon drejtimin aktual të PD: Unë bëra burg, të tjerët morën leje, tendera dhe bënë para
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ngritur tonet në një tjetër tur, nga Korca, duke sulmuar ashpër drejtimin aktual të PD-së dhe duke theksuar se ai personalisht ka paguar kosto të rënda në përballjen me qeverinë e Edi Ramës. Salianji deklaroi se, ndryshe nga shumë figura të tjera politike, ai ka përfunduar në burg si pasojë e betejës së tij me qeverinë, ndërsa të tjerë, sipas tij, kanë përfituar leje, tendera dhe pasuri. “Kam mbajtur kosto nga kjo qeveri. Kur unë kam bërë burg, shumë të tjerë kanë marrë leje, kanë marrë tendera dhe kanë bërë para”, u shpreh Salianji. Ai theksoi se është e padrejtë që të konsiderohet problem për Partinë Demokratike ai dhe demokratët që, sipas tij, e kanë mundur Edi Ramën...
Burimi:
ntv.al