Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet
Ervin Salianji ka reaguar lidhur me akuzat që Sali Berisha ka bërë përsëri ndaj tij sot, duke e akuzuar kreun e PD se po kthehet në simbol të kapjes për demokratët dhe gjithë shoqërinë. Ai shprehet se Berisha ka degraduar për një kolltuk, sepse po humb privilegjet. Postimi i Salianjit: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet. Lëri llafet si llaxor lagjeje dhe dil, nëse ke guxim, publiko dosjet. Ja ku i ke, fakte, jo haluçinacione prej frikës!Sepse faktet janë kokëforta.Ja ku e ke një pjesë të dosjes Agasi–Beqiri:Në dokumente rezulton se shtetasja gjermane M.Sh. është kërcënuar se kishte hyrë në një “pishinë peshkaqenësh” dhe për këtë i është kërkuar të paguajë fillimisht 1 milion euro. Ky nuk është opinion, është vendim gjykate.Po ti...
Burimi:
javanews.al