Salianji: Berisha më tha se ka një detyrim ndaj Ramës për pushtet deri në vitin 2033
Ervin Salianji ka zbuluar detaje lidhur me takimin e tij me kreun e PD-së, Sali Berisha teksa ishte me leje nga burgu. Salianji tha se kryedemokrati i ka thënë se e liruan nga arresti në shtëpi me kushtin që kryeministri Edi Rama do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2033. Sipas tij, gjykatat janë nën drejtimin e qeverisë dhe e liruan Berishën para zgjedhjeve dhe jo atë, pasi sipas tij, Rama e ka patur më të lehtë me kryedemokratin. “Berisha më tha që i kam një detyrim Edi Ramës, që ta të rrij në pushtet deri në 2033-in sepse mua ma kërkuan këtë në momentin që më nxorrën nga ballkoni, gjykata e regjimit që më nxorri nga Ballkoni. Që pa diskutim, i thashë që në mënyrë të padrejtë e kanë çuar zotin Berisha në...
Burimi:
ntv.al