Sali Berisha shkërmoq PD, fushatë shkarkimesh të aktivistëve që i kanë dalë kundër, kryedemokrati në panik…

Sali Berisha shkërmoq PD, fushatë shkarkimesh të aktivistëve që i kanë dalë kundër, kryedemokrati në panik…

Pas përjashtimit të dy këshilltarëve bashkiakë në Durrës, Dritan Burgia dhe Arlind Boshku, Partia Demokratike ka ndërmarrë një tjetër vendim, duke goditur zërat kritikë dhe përjashtuar edhe katër anëtare të tjera. Bëhet fjalë për Alesia Balliun, Doris Madhin, Zheni Gjergjin dhe Rudina Allan. Sipas burimeve për mediat, vendimi është marrë gjatë një mbledhjeje të Kryesisë së Partisë Demokratike në Elbasan, e cila raportohet se është zhvilluar me një pjesëmarrje të kufizuar dhe në kushte që ngjallin debat mbi legjitimitetin e saj. Ky fakt është konfirmuar edhe nga vetë Alesia Balliu e cila e kontaktuar nga mediat ka konfirmuar se në mbledhjen e djeshme kanë qenë rreth 15 anëtarë, të cilët sipas saj madje as nuk kanë votuar, duke pretenduar kështu se nuk është respektuar kuorumi...